Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto
Në krahinën e Katalunisë ka përfunduar referendumi për ndarje nga Spanja.
Aktualisht numërimi i votave është në fazën finale dhe 90 për qind e votuesve dëshirojnë pavarësimin nga Spanja.
Në rast të pavarësimit do të thotë se shumë lojtarë do të largoheshin nga Përfaqësuesja e Spanjës për të kaluar te ajo e Katalunisë.
Përvec kësaj edhe Barcelona, Espanyol e shumë klube tjera do të largoheshin nga La Liga, për këtë ishte i qartë edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas në vitin 2014:
“Rregullat tona njohin një dispozitë të vetme ku thuhet se vetëm një shtet jo spanjoll mund të luajë La Liga dhe garat e tjera spanjolle dhe ai është Andorra”.
Gjithsesi kthehemi te Përfaqësueset, pas fitores ndaj Las Palmas, Gerard Pique, foli publikisht për një largim të mundshëm nga skuadra e Spanjës, duke thënë se nuk e ka fare problem.
Katalunia përveç që ka ekonomi të fortë, kulturë ajo ka krijuar gjatë viteve edhe futbollistë të mëdhenj:
Portier: Ricardo Zamora (1901-1978).
Mbrojtja: Carles Puyol (1978), Gerard Pique (1987) dhe Joan Capdevila (1978).
Mesfusha: Sergio Busquets (1988), Pep Guardiola (1971), Xavi (1980), Cesc Fabregas (1987) dhe Carles Rexach (1947).
Sulmi: Raul Tamudo (1977) dhe Paulino Alcantara (1896-1964).
Formacioni më i mirë me lojtarët katalunas
Në bankën rezervë: Víctor Valdes, Antoni Ramallets, Jordi Alba, Sergi Barjuan, Albert Luque dhe Sergio Garcia.
Por, a keni menduar se di do të dukej ndonjëherë një formacion i Përfaqësueses së Spanjës pa lojtarë katalunas, dhe si do të dukej Përfaqësuesja e Katalunisë? Më poshtë keni dy njëmbëdhjetëshat e mundshëm:
E kush nuk do dëshironte një përballje mes këtyre dy skuadrave./Telegrafi/