12:20 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i stinorit vjeshtor në La Liga, asnjë i Realit

Tabloidi i njohur i statistikave, “Whoscored” ka publikuar formacionin e gjysmës së parë të sezonit në La Liga.

Në këtë 11-she vihet re mungesa e futbollistëve të Real Madridit, shkruan Indeksonline.

Forma jo e mirë e skuadrës ka bërë që edhe futbollisti më i mirë në botë, Luka Modric të mos përfshihet në formacion.

Në anën tjetër, Barcelona ka kontribuar në këtë formacion me pesë futbollistë, dy nga Deportivo Alaves, ndërsa nga një janë të Real Betis, Sevilla, Atletico Madrid dhe Celta Vigon. /IndeksOnline/