23:53 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Formacioni më i mirë i zgjedhur nga legjendat e Manchesterit

Ryan Giggs, Paul Scholes, Nicky Butt dhe vëllezërit Neville kanë zgjedhur ekipin e ëndrrave në Premier League, por me një kusht.

Legjendat e Old Trafford nuk janë lejuar të zgjedhin lojtarë të Manchester United në formacionin e tyre.

Debati ishte evident teksa ish-lojtarët po zgjidhnin ekipin e tyre ideal. Që në fillim debatojnë për portierin, Gary Neville zgjedh Courtois, ndërsa të tjerët duan Seaman.

Në krahët e mbrojtjes janë zgjedhur Zabaleta dhe Ashley Cole, ndërsa në qendër Terry me Company.

Në mesin e fushës ata kanë Gerrard, Vieira dhe Lampard. Ndërsa në sulm Hazard, Shearer dhe Henry. Shihni videon më poshtë për të parë sesi i zgjedhin lojtarët.