16:30 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Formacioni zyrtar i Barcelonës kundër Celtas. Griezmann në bankën rezervë

Ekipi i Barcelonës nga ora 17:00 do të jetë mysafirë i Celta Vigos.

Klubi katalunas tashmë ka publikuar formacionin zyrtar, ku shihet se Griezmann është lënë në bankën rezervë, transmeton Indeksonline.

Në vend të tij është vendosur super talenti, Ansu Fati. Po ashtu në mesfushë do të luaj i riu, Riqui Puig i cili pati paraqitje tejet të mirë në ndeshjen e fundit kundër Bilbaos.

Lenglet është lënë po ashtu në bankë rezervë, kurse Umtiti do ta zë vendin e tij./Indeksonline/