Formacioni zyrtar i ndeshjes Drita-Antwerp

Drita e Kosovës arriti që të marrë një barazim historik kundër Royal Antwerp në Belgjikë, ku barazoi me rezultat 0-0
Skuadra e Nuhiut arriti që të mbrohet mirë dhe sonte hynë me një vetbesim të shtuar në Fadil Vokrri ku do të kërkojë shkrimin e historisë për ta eliminuar një skuadër që ka vlerë prej 69.40 milionë eurove.
E kjo shumë nuk mund të krahasohet as me Dritën e cila ka vlerë vetëm prej 4.48 milionë euro.
Megjithatë, gjilanasit kanë treguar deri me tani së vlera nuk është asgjë dhe se ata do të kërkojnë sot kalimin në rrethin e tretë.
Ardijan Nuhiji ka startuar me formacion 4-2-3-1. Në portë për Dritën ka startuar Maloku kurse katërshja mbrojtëse përbëhet nga Krasniqi, Limani, Balde dhe Blakçori.
Në mesfushë Drita ka startuar me; Jashari, Broja, Baftiu, Ajzeraj dhe Muja kurse në sulm i vetëm do të jetë maqedonaso veriori, Marko Simonovski.
Nga ana tjetër për Antwerp nga minuta e parë ka startuar Naingolan dhe Alderweireld kurse Van Bommel ka vendosur skuadrën në një sistem ofensivë, 4-3-3.
