08:24 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Formimi i Komisionit Hetimor për hidrocentralet, pikë e rendit të ditës në seancën e nesërme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës parlamentare.

Ndër pikat e shuma të rendit të ditës është edhe Formimi i Komisionit Parlamentar Hetimor mbi procesin e licensimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Kryesia e Kuvendit të Kosovës shqyrtoi propozimin e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  1. Pyetjet parlamentare,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,
  1. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19,
  1. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVI-19 për Kosovën,

(Me shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 15.7 të Rregullores së Kuvendit)

  1. Shqyrtimi i Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmë makro-financiare për Kosovën,

(Me shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenet 15.7 dhe 56.1 të Rregullores së Kuvendit)

  1. Zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

(Me shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 15.7 të Rregullores së Kuvendit)

  • Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Koosvës.

(Me shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 15.7 të Rregullores së Kuvendit)