15:39 / E Premte, 15 Tetor 2021 / AR

Fortesa Orana “e bronztë” në Kampionatin e karatesë

Karateistja kosovare, Fortesa Orana, ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik.

25 vjeçarja ka arritur të shenojë tri fitore në kategorinë +68 kilogramë, duke arritur deri në raundin e gjysmëfinales, raporton IndeksOnline.

Të bronztën e rrëmbeu duke mposhtur Simona Simovska-n nga Maqedonia e Veriut.

Kampionati Ballkanik është duke u mbajtur në Poreç të Kroacisë.

Kosova atje po përfaqësohet nga 11 garues të ekipit olimpik.