10:15 / E Martë, 30 Gusht 2022 / A. M.

Forumi i Gruas së LDK-së: Rasti i 11 vjeçares, tronditës dhe alarmues për institucionet e shtetit!

Forumi i Gruas së LDK-së me indinjatë të thellë ka kuptuar rastin e raportuar nga një nënë për përdhunimin e vajzës së saj 11 vjeçare. Ky rast është tronditës dhe alarmues për institucionet e shtetit të Kosovës dhe për gjithë shoqërinë.

U bëjmë thirrje të gjitha organeve të drejtësisë, që të trajtojnë me prioritet e seriozitet maksimal rastet e dhunës mbi baza gjinore, duke kontribuar kështu përveç në sigurinë e grave dhe vajzave edhe në inkurajimin e tyre për raportim. Dënimi maksimal dhe i merituar i dhunuesve është pikënisja e veprimit tonë shtetëror dhe social ndaj rasteve të tilla.

Organet e drejtësisë në veçanti dhe shoqëria në përgjithësi; të gjithë pa përjashtim, duhet të punojmë pa ndalë në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt për vajzat dhe gratë tona.