22:14 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Forumi Shqiptar në Mal të Zi gati për zgjedhje, flet njëra nga kandidatet

Me datë 3 mars do të mbahen zgjedhjet lokale në Mal të Zi. Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptarë janë bërë bashkë nën moton “Malësia na Bashkon” dhe me emrin e përbashkët, “Forumi Shqiptar”.

Tejet optimiste për triumf në zgjedhje është edhe kandidatja e këtij koalicioni, Albina Dreshaj. Arkitektja e njohur është kandidate në zgjedhjet lokale në Tuz.

E pandalshme në fushatë dhe mjaft e angazhuar kohëve të fundit në politikë, Dreshaj është e bindur në sukses në zgjedhjet e 3 marsit.

Dreshaj ka përvojë edhe nga zgjedhjet e kaluara ndërsa llogaritet si një nga kandidatet më serioze në këto zgjedhje.