13:38 / E Hënë, 11 Nëntor 2019

Foshnja e lindur me një tumor masiv në faqe pëson një transformim të mrekullueshëm, pas operacionit

Joe dhe Jennifer McGillisi, nga Montana, të dytë ishin gati të bëheshin prindër për herë të parë. Edhe pse shtatzënia e Jenniferit dhe procedura e lindjes kaluan shumë mirë, të dy prindërit ishin në gjendje shoku kur lindi vajza e tyre më 25 shkurt 2015. Menjëherë, ata panë që ajo kishte një gungë masive në faqen e majtë.

Jenniferi i tha Inside Editionit se kur pa për herë të parë foshnjën e saj, “ajo u shokua në atë moment”, transmeton Indeksonline.

Ishte një tumor beninj, i cili të paktën për momentin ishte i padëmshëm. Sidoqoftë, kjo do të krijonte probleme për Sloan ndërsa ajo rritet.

Me shpresën për t’i siguruar vajzës së tyre një jetë më të mirë, Joe dhe Jenniferi vendosën të kërkonte operacione për vajzën e tyre të vogël. Procedura nuk do të ishte e lehtë dhe do të kërkonte që ata të udhëtonin në New York për të parë një specialist të quajtur dr Milton Waner.

Joe, Jenniferi dhe vajza e tyre e vogël shkuan për të takuar mjekun për të marrë një konsultë.

Kur erdhi koha që Sloani t’i nënshtrohej operacionit, Jenniferi qëndroi pranë së bijës, derisa filloi operacioni. Ishte një procedurë e ndërlikuar dhe, pavarësisht aftësive të konsiderueshme të mjekut të tyre, të dy prindërit ishin në ankth. Procedura zgjati pesë orë, por e suksesshme.

Pa diskutim, rezultatet janë mjaft mbresëlënëse. Dhe të dy prindërit janë të kënaqur nga transformimi i jashtëzakonshëm i vajzës së tyre./Indeksonline/