16:32 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Foshnja e lindur në avion gjatë fluturimit merr bileta falas për gjithë jetën

Kur një fëmijë lind zakonisht merr shumë dhurata, por ky fëmijë pati fatin të lindte gjatë një fluturimi dhe linja ajrore i premtoi bileta falas për jetën!

Një foshnjë e lindur brenda një Boeing 737 Jet Airway merr bileta falas për jetën! Ky foshnjë lindi në një fluturim që u nis nga Arabia Saudite, drejtuar për në Indi, më 18 qershor.

Pilotët devijuan fluturimin për në Mumbai kur i shpërthyen ujërat e një gruaje shtatzënë. Fatmirësisht në avion ka qenë një infermiere dhe së bashku me stjuardesat, të trajnuara për raste të tilla, kanë ndihmuar gruan të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Linja ajrore e bëri këtë njoftim edhe në Twitter, në të cilin mirëpriti foshnjën dhe falënderoi ekuipazhin e kabinës për ndihmën e tyre të vlefshme.