20:09 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Foshnjat binjake të bashkuara në zemër, ndahen me sukses (Foto)

Fëmijët e bashkuar, Anna dhe Hope Richards iu është dhënë një shans i ri në jetë-pas një operacioni shtatë-orësh, u arrit ndarja më sukses e binjakëve.

Lindur me anë të seksionit cezarian, për Jill dhe Michael Richards, vajzat binjake identike u ngjitën në gjoks dhe në bark me një enë gjaku të madhe që lidh zemrat e tyre.

Gjendja e binjakeve, u identifikua gjatë një kontrolle teksa nëna e tyre ishte shtatzënë, transmeton Indeksonline.

Por me ndihmën e një ekipi specialistësh në NICU të Spitalit të Fëmijëve në Teksas,foshnjet mund të flenë në krevate të veçanta për herë të parë në jetën e tyre.Kjo u arrit më 13 janar, ku një ekip prej 75 kirurgësh, anesteziologësh,kardiologësh dhe infermierësh filluan detyrën tepër komplekse të shkëputjes së zemrave të vajzave- gjë që rezultojë me ndarjen e tyre.

Përkundër rreziqeve të shumta që lidhen me ndërhyrjen e ndërlikuar dhe të rrezikshme të orëve të gjata, ishte një sukses./Indeksonline/