12:22 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ky është qyteti që ka më së shumti binjakë në botë

Sigurisht lindja e binjakëve merr vëmendje gjithmonë, aq më tepër kur numri i tyre e kalon dyshen.

E padyshim, kureshtje zgjon edhe qyteti që mësohet se ka jashtëzakonisht numër të lartë të lindjeve të binjakëve, transmeton Indeksonline.

Ky qytet ndodhet në Igbo-Ora dhe gjendet në Nigeri.

Karakteristikë e këtij qyteti, është se nga numri i lartë i lindjeve të binjakëve, mundësia të mendosh se po sheh më shumë se njëherë të njëjtin person, është e madhe.

Për BBC, ka folur një person i cili ishte përkrahë babait dhe vëllait të tij binjakë.

“Në familjen tonë janë tri lindje me binjakë, babai ishte binjakë, ashtu edhe nëna, tani jemi ne”, u shpreh ai. Këtë vit qeveria nigeriane kishte organizuar një festival për nder të tyre. /Indeksonline/

Temat: