20:08 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Foto historike, djemtë e legjendarit Vokrri ulen në stadiumin e “babait”

Kombëtarja kosovare do të përballet me Ishujt Faroe sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndërsa, tashmë tifozët kanë filluar ta mbushin stadiumin që mbanë emrin e legjendës, Fadil Vokrri.

Në tribuna, tashmë kanë arritur edhe djemtë e presidentit të ndjerë të FFK-s, Fadil Vokrri.

Gramozi dhe vëllau i tij natyrisht se kanë arsye për të qenë krenar më shumë se kurrë sonte./IndeksOnline/