22:42 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fotografi e rrallë e Mujë Krasniqit dhe Sahit Jasharit në Drenicë

Mujë Krasniqi është një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që dha kontribut të madh në lirinë që ne sot e gëzojmë, madje ai nuk kursej as jetën e tij.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e rrallë e heroit Krasniqi, e bërë në vitin 1997 ku shihet bashkë me ish-komandantin, Sahit Jashari, shkruan Indeksonline.

Kjo fotografi është shkrepur në Drenicë ku dy ish-komandantët shihen të armatosur.

Ndryshe dje në Kompleksin Memoral të Dëshmorëve në Marinë të Drenicës është bërë bërë rivarrimi edhe i trupit të Krasniqit bashkë me Ilaz Kodrën e Abedin Rexhën./Indeksonline/