16:18 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Fotografi kur Vedat Muriqi ishte pjesë e Lirisë, shumë i ri dhe në një pozicion tjetër

Vedat Muriqi, është njëri nga futbollistët më të kërkuar momentalisht në Europë!

Për të kanë shfaqur interesim shumë klube me renome, si Totenhemi, Lazzio, Burnley, Crystal Palas, Atletiko Madrid  e tjerët!

Klubet janë të gatshme të japin deri 40 milionë euro për të e bë pjesë të skuadrave të tyre. Se a do të ndërroj mes golashnuesi ynë, këtë dimër apo do të mbetet së paku edhe një stinor  mbetet të shihet, por ajo që është me rëndësi se ky 25 vjeçar me hapa gjigandë po përparon dhe është në rrugë të bëhet njëri nga futbollistët më të mirë në Kontinentin tonë, pa kurrfarë dyshimi!

Vedati është edhe shtylla kryesor e kombëtares sonë dhe shpresa më e madhe për dy ndeshjet kualifikuese që na presin me 26 e 31 Mars, për të u kualifikuar në Evropian.

Se sa është i rëndësishëm për Kosovën, u vërejt më së miri në dy ndeshjet e fundit grupore kualifikuese kundër Çekisë, e Anglisë, të cilat i humbëm dhe mungesa e Vedatit ishte e pakompenzueshme!

Vedatin pa kurrfarë dyshim e npret e ardhme e ndritshme, e ne të gjithë jemi krenar me rrugëtimin e tij, aq më parë që hapat e parë për dallim nga shumica  e lojtarëve të kombëtares i bëri në Kosovë, siç i bëri edhe Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fatos Beqiraj, apo Etrit Berisha, emra këta të gjithë të mirënjohur për opinionin e gjerë futbollistik!

Vedati si fare i ri filloi të “rrokullis” topin në Shkollën e mirënjohur të futbollit të Lirisë, e është interesant se siç na njofton kolegu dhe njohësi i sportit prizrenas, Shklëzen Kryeziu, fillimisht në ekipin e juniorëve u paraqit si mbrojtës i majtë, si majtak që është dhe i takon një brezi premtues të Lirisë, nga i cili qytet kanë dalë gjithmonë futbollistë të suksesshëm.

Nga ky brez që shihet në foto të cilin na e siguroi, bashkëlojtari i tij i mëparshëm Krenan Kolloni, natyrisht më i suksesshmi doli Vedati, mirëpo edhe disa prej tyre janë aktiv dhe luajnë për Lirinë dhe klubet tjera.

Foto është nga viti 2011 dhe me Vedatin janë në foto këta futbollistë, për emrat e të cilëve na njofton kolegu Kryeziu:

Trajneri Behajdin Gjinali, pastaj Drilon Hodaj, Qëndtim Gashi,  Unitet Fanaj, Rijad Islamaj, Krenar Kolloni, dhe Vedat Mriq, në këmbë,

Ulur janë: Egzon Rizanaj, Jonuz Kolloni, Edison Zeqiri, Ardit Osmani dhe Uran Shala.

Nga ky brez, aktiv janë këta futbollistë për të cilët na njofton, Ditëlind Reshiti, poashtu futbollistë aktiv dhe mjaft i talentuar.

Portieri Drilon Hodaj, luan te Liria ,  Qendrim Gashi, anëtar i Vushtrria,  Jonuz Kolloni, luan për klubin prizrenas FC A&N, Ardit Osmani, i biri i trajnerit  Sinan Osmani dhe, Uran Shala, për anëtar i FC Ballkani.

Vedati, pas karrierës në Liri, kalon shkurtazi në Teutë të Durrësisit, pastaj në Besë të Kavajës, ku filloi të luajë rregullisht në rolin e qendërsulmuesit dhe potenciali i tij ju ra në sy shumë “skautëve” të cilët e dërgojnë në klubin turk Rizensport, ku shpërtheu tërë talenti i tij dhe , ky klub paraqiti, kthesë në karrierën e tij, për çka hynë në garë dy gjigandët e elitës së futbollit turk, Fenerhbahçe e Galaltarasaj, në fund vendosi për “Fenerin” , ku  përbërje e klubit nuk mundë të paramendohet pa golashënuesin më të mirë të klubit.

Në ndërkohë bëhet standard në kombëtare dhe shkëlqen, duke u bërë bartësi dhe lojtari më i mirë i shtetit tonë!

Vedati është krenari e futbollit e sportit tonë dhe shpresojmë së paku edhe një decenie do të na bëjë të mburremi me të! /IndeksOnline/