23:08 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Fotografi nga të gjitha këndet, njihuni me Golf 8

Volkswagen Golf i ri do të zbulohet gjatë kësaj vere, foto e të cilit tashmë ka rrjedhur online.

Në këto foto është zbuluar kompletë kjo veturë, megjithëse mund të ketë ende ndryshime modeli final i tij.

Ky Volkswagen do të jetë gjenerata e tetë e modelit shumë të pëlqyer, Golf.

Prodhuesi gjermani i veturave ka konfirmuar se seria e parë e Golf 8 do të prodhohet në fabrikën e saj në Wolfsburg ndërsa pritet të lansohet gjatë korrikut të 2019-ës.

Sipas mediave automobilistike, Golfi i ri i është nënshtruar transformimit më të madh në 43 vite, pasi do të jetë hibrid e me interier kompletë të ri. /IndeksOnline/