12:33 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fotografi të rralla, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi në luftën çlirimtare

Daut Haradinaj ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarit e tij në 21 vjetorin e rënies.

Haradinaj e ka vlerësuar në maksimum veprën e heroit Krasniqi duke shtuar se shumë vite ka rrugëtuar dhe se shumë kujtime ka me të.

Përmes një shkrimi të shoqëruara me foto të papublikuara më parë, ish gjenerali thotë se “të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tjj njerëzore t’i lartësojnë”

Më poshtë statusi i tij:

Para 21 vitesh në një dimër të egër e me shumë plagë ende të pa shëruara Muja po nisej nga Shqipëria me shumë shokë dhe bashkëluftëtarë për të ju sjellë shokëve barutin.
Ky rrugët ishte rrugëtimi më i përgjakshmi i luftës sonë. Muja, Beqa e Alia, po ju prinin trupave tona të bindur në fitoren e madhe që nuk ishte larg. Kushdo që e ka njohur Mujën e din se guximin e tij pak njerëz e kishin, urtësia dhe kujdesi ndaj bashkëluftëtarëve e bënte atë më ndryshe, dhe pikërisht nën presionin e pritës armike po luftonte i pa thyer deri në frymën e fundit bashkë me shumë shokë, duke u kthyer në ikonën e luftës sonë.
Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën.
Të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tjj njerëzore t’i lartësojnë. Mbrojtja dhe gadishmëria e tij deri në flijim për vendin dhe bashkëluftëtarin janë shembull pë ne.
Gjithmonë në zemrat tona do jesh i madhi “Kapuq”.
Lavdi!
DH