15:22 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / OSH

Fotografia e komandantit legjendar Adem Jashari mbulon Shtetet e Bashkuara te Amerikës!

Kompania shqiptaro-amerikano Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë ka mbuluar billbordet e Amerikes me urimin për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo ka siguruar billborde në autostradën më të frekuentuar në Amerikë I-95 që niset nga Boston e mbaron në shtetin Floridës, për të uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar shtetin e Kosovës tek miliona amerikanë që udhëtojnë në këtë rrugë çdo ditë.

“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY”, këtë mbishkrim dhe figurën e Komandantit legjendar Adem Jashari, amerikanët do e shohin për një javë anë e mbanë Amerikës.

Stafi i Tafingos kanë deklaruar se kjo është një mënyrë e mirë për ta promovuar Kosovën pranë popullit Amerikan!