16:07 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Fotografia e veçantë e Anjeza Shahinit për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare, Anjeza Shahini ka festuar ditëlindjen e saj.

Artistja me një nga zërat më të veçantë dhe fuqishëm shqiptar, përmes një fotografie ku falenderoi të gjithë për urimet që ka marrë, shfaqet me vajzën e saj disa javëshe në duar.

Ajo duket mjaftë në formë, por edhe e lumtur për këtë ndjesi që po e shijon për herë të parë. Ndërsa përbri kësaj fotografie ka shkruar:

Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë ?? Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar. Love ❤ .