12:26 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fotografia nga Prishtina, që flet sa 1 mijë fjalë

Kafshët në Kosovë nuk është se kanë trajtimin e duhur, e në veçanti qentë, të cilët shpesh i shohim në gjendje të mjerueshme nëpër rrugët e Kosovës. Por ka persona, që megjithatë tregojnë ndjeshmëri ndaj rasteve të tilla, si ndaj këtij qenushi

Ashtu si në periudha të ndryshme të vitit ne kujdesemi në forma të ndryshme për veten tonë, duhet të jemi të ndjeshëm edhe ndaj qenve të cilët kanë nevojë sidomos gjatë dimrit për ngrohje.

Ne shpesh i shohim rrugëve të Kosovës, e sidomos në kryeqytet, se si këta qenë lihen në mëshirën e fatit.

Por ndodhë ndonjëherë që dikush të ketë më shumë ndjeshmëri ndaj tyre.

E tillë është edhe kjo foto që tregon se pavarësisht të gjithave, ka persona të tillë, që me një gjest fantastik dhe shumë human tregojnë ndieshmëri ndaj gjendjes së këtij qenushi.

Shpresojmë se persona të tillë të ketë me shumë në vendin tonë.