20:33 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fotografitë që do iu bindin se kohëve të fundit Vetëvendosja kishte përçarje (Foto)

Një SMS i dërguar gabimisht nga Aida Dërguti në grupin në Viber të Lëvizjes Vetëvendosje ku përdoret një term ofendues ndaj Albin Kurtit, ka shkaktuar përçarje në këtë pari. Indeksonline e ka publikuar fotografinë ku shihet shprehja banale e deputetes Dërguti, SMS që përçau menjëherë Lëvizjen që udhëhiqet nga Visar Ymeri.

Se te Vetëvendosje kishte luhatje e përçarje kohëve të fundit, kjo gjë shihej edhe në “përpëlitjet” e deputetëve në sallën e kuvendit. Deputetët me telefona në duar, dikush të mërrolur në fytyrë, e të tjerët duke tentuar të zgjedhin me debat problemet në Lëvizje, pasqyronin në prapaskenë problemet që kishin filluar në natën e 24 nëntorit, shkruan Indeksonline.

Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Dardan Molliçaj e Sami Kurteshi janë parë dy ditë më parë në seancë duke bërë debat, mbase lidhur me këtë rast.

 

Moment që ngre dyshime se ky rast ka qenë “prezent” edhe në parlament, tregon fotografia ku Albulena Haxhiu i ofrohet Glauk Konjufcës për t’i treguar një mesazh në Viber, i palexueshëm nga largësia.

Pas krejt kësaj, deputetja Dërguti sot i ka kërkuar falje publike Albin Kurtit duke thënë se të njëjtën donte ta bënte posa të lirohej ai nga paraburgimi./Indeksonline/