08:39 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fotografohen liderët e rinj të Kosovës

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re në Zyrën e Kryeministrit, sot duke filluar nga ora 10;00 në ndërtesën e Qeverisë, për nder të shënimit të Ditës Botërore të Rinisë, organizon  ceremoninë  e “Foto e Liderëve të rinj”, ku marrin pjesë kryetarët e Forumeve Rinore, Asambleve të të rinjve dhe klubeve të studentëve.

Ky aktivitet mbahet në të gjitha vendet e botës.

Në këtë aktivitet marrin pjesë ministria të Qeverisë së Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera.

Ndërsa dje në orët e vona, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurta Hoxha dhe Ndihmësi i Kryeministrit si Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, kan lansuar led-ekranin

”Urime dita botërore e Rinisë”./Indeksonline/