12:56 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fotografohet, gjatë testimeve, modeli i ri elektrik i Volkswagenit

Është kapur gjatë testimeve versioni tërësisht elektrik i Volkswagenit “ID.6 SUV”. Ai pritet të promovohet vitin e ardhshëm për tregun kinez, teksa s’ka asnjë fjalë për tregun evropian.

Modeli i ri ishte paralajmëruar si koncept në panairin e 2019-s në Shangai.

“ID.6”-ta do të ketë fytyrën e njëjtë të familjes “ID”, me drita “fenerë) e formën e njëjtë të strukturës.

Edhe pjesa e pasme e automobilit, do të jetë identike me modelin “ID.4”, shkruan “Auto-Expressi”.

Ngjashmëritë nuk mungojnë as në brendi të modelit. “ID.6” do të ketë një çift motorësh elektrikë, një para dhe një pas në veturë, që bashkë kanë kapacitet prej 302 kuaj fuqish e përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se shtatë sekonda.

Ende s’dihet sa mund të ecën kjo veturë me një mbushje të plotë baterie.