23:55 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Fotoja e ditës: Momenti kur Xhaka ‘kapet’ me serbin e Bate Borisovit

Ekipi i Arsenalit arriti që të fitoi 3:0 kundër Bate Borisov, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.  Nga dy ndeshjet rezultati i përgjithshëm ishte 3:1.

Londinezët më këtë fitore u kualifikuan në raundin tjetër të ‘Europa Liga’, transmeton Indeksonline.

Në këtë ndeshje ishte një moment interesant kur mesfushori shqiptar, Granit Xhaka pati një grindje me sulmuesin serb të Bates, Bojan Dubajic.

Ky moment mori vëmendje dhe u shpërnda shumë në rrjetet sociale.

Granit Xhaka pati një performanc të mirë sonte, ku arriti të bëjë dy asistime./Indeksonline/