13:06 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

 Fotoja që Meghan Markle nuk dëshironte ta shihte

Është e ditur që Dukesha Meghan Markle ka qenë në lidhje para se të martohej me Princin Harry.

TMZ ka zbuluar një foto të dy viteve më parë me ish të dashurin e saj Cory Vitiello, transmeton Indeksonline.

Në këtë foto shihet Dukesha e ulur në prehrin e Coryt dhe duke u përqafuar. Kjo foto i takon majit të vitit 2016, në këtë vit po ashtu, saktësisht në verë, kishte filluar të fliste me Harryn.

Tash Cory ka fëmijë me një të dashur tjetër. Po ashtu edhe Dukesha është në pritje të një fëmije me princin./Indeksonline/