17:06 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Fqinjët ankohen për çiftin se po i shohin lakuriq, ja çfarë bëjnë ata (Foto)

Një çift i është përgjigjur një shënimi që ka marrë nga fqinjët e tyre duke iu kërkuar atyre të ndalojnë ekspozimin e pahijshëm në shtëpinë e tyre.

Çifti i martuar, Jay dhe Karin Stone, të cilët jetojnë në Newcastle, kanë marrë një shënim të shkruar me dorë brenda derës së tyre disa ditë më parë, pasi u kapën në ekspozime të pahijshme, transmeton Indeksonline.

Në shkrimin e tyre kërkohej të kenë kujdes me zhveshjen pasi sipas tyre nuk janë të interesuar të shohin gjokse apo diçka të ngjashme.

Por Jay nuk ka hezituar që këtë gjë të fotografojë dhe t’a publikojë në rrjetet sociale duke thënë se fqinjët mendojnë shumë për ta.

“Nuk po arrij t’i kuptojë. Ne s’kemi bërë diçka lakuriq thjeshtë po jetojmë një jetë normale. Seriozisht është tepruar. Kanë trokitur në derën tonë duke thënë se kanë një çështje me privatësi”, ka thënë bashkëshorti.

Por nëpërmjet komenteve të shumta ndjekësit kanë thënë se ata duhet të bëjnë edhe më shumë.

Sipas ligjeve anembanë botës akt penale konsiderohet nëse një person me dashje ekspozon organet gjenitale./Indeksonline/