08:28 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fqinjët gjejnë kufomën e korçares në shtëpi, e vetmuara kishte 2 javë vdekur

Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë gruaja me iniciale N.P 63 vjeçe jetonte e vetme në banesë.

Mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë. Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.