22:45 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Franca e fortë për Holandën, merr biletën për Berlin

Kombëtarja e Francës e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionati Evropian “EURO 2024”.

“Trikolorët” arritën fitore sonte në udhëtim ndaj Holandës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat për Francën i shënoi Kylian Mbappe në minutat 7′ dhe 53′.

Golin e nderit për “Tulipanët e shënoi Quilindschy Hartman në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Franca shkon në kuotën e 18 pikëve në Grupin B, me të gjitha fitore, ndërsa Holanda renditet në vendin e tretë me 9 pikë, tre më pak se Greqia, me të cilën do të luftoj deri në fund për një vend në Evropian./IndeksOnline/