20:11 / E Hënë, 03 Maj 2021 / Blerim

Franca liron masat anti-Covid, hapen shkollat, qytetarët mund të lëvizin lirshëm

Franca ka liruar disa nga masat anti-Covid ditën e sotme. BBC shkruan se të gjithë shkollat fillore janë hapur në të gjithë vendit si dhe qytetarët mund të lëvizin lirshëm kudo në vend.  

Kjo është hapja e parë në Francë ndërkohë që në datë 19 maj pritet të jetë hapja e dytë ku do të ora policore do të shkojë nga 19:00 në 06:00 në 21:00 në 06:00. Pas datës 19 maj do të hapen kafenetë, restorantet, dyqanet jo thelbësore si dhe qendrat tregtare.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Francë janë regjistruar 5,656,007 persona me Covid, ndërsa 105,130 të tjerë kanë humbur jetën.