17:39 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / B O

Franca në alarm, një grua kërcënon të hedh në erë veten me bomb

Franca nuk gjen qetësi nga kërcënimet terroriste. Në mesin e tensioneve pas vrasjes së mësuesit në Paris, pasditen e sotme stacioni Lyon Par-Dieu u evakuua pasi një grua kërcënoi të hidhte në erë veten.

Kjo u raportua nga disa media franceze, sipas të cilave gruaja bërtiti “Allah Akbar”.

Policia dhe skuadrat anti-eksploziv kanë ndërhyrë në zonë ndërsa është ndërprerë lëvizja e trenave.

Sipas raporteve nga e përditshmja Le Progrès, një alarm për bombë u dha rreth orës 14:27 pasdite, kur një grua, e cila kishte disa çanta të dyshimta me vete, kërcënoi të hidhej në erë me thirrjen e “Allah Akbar”.

Në orën 15:00 ndërhyri brigada antikriminale e Raid dhe njësia e skuadrës së bombave.

Gruaja u izolua në një pistë dhe po bëhen kontrolle për të parë nëse ajo ka eksploziv me vete.