10:09 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Franca nxjerr ushtrinë, fillon ndërtimin e spitaleve të Covid-19

Franca ka filluar ndërtimin e spitaleve në terren duke ngritur çadra ushtarake. Ky veprim ka ardhur pasi numri i të infektuarëve nga koronavirusi në botë po i kalon 340 mijë persona.

Ushtarët francezë janë fotografuar duke vendosur qendra mjekësore në Mulhouse, i cili së bashku me Alsace, janë zonat më të prekura nga Covid-19.

Kujtojmë se Franca ka mbyllur kufijtë me disa shtete europiane. Numri i të infektuarëve vazhdon të rritet me shpejtësi. Deri më tani janë shënuar 674 viktima nga koronavirusi.

Gjithashtu qeveria ka ndërrmarë edhe masat e rëndësishme të distancimit social.