08:57 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Franca ofron ndërmjetësim midis Turqisë dhe kurdëve

Franca ka ofruar që të ndërmjetësojë në konfliktin në veri të Sirisë, ku ushtria turke nisi një sulm ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në janar.

Ankaraja kërkon që të dëbojë ushtrinë kurde, të cilën e shikon si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.Presidenti francez, Emmanuel Macron u takua me anëtarë të Forcave Demokratike Siriane dhe tha se ka shpresë për një dialog mes Turqisë dhe forcave të armatosura. Presidenti tha se Franca mbështet stabilizimin e zonës së sigurisë në veri-lindje të Sirisë, për të ndaluar që ISIS-i të rifitojë fuqinë.

Forcat Demokratike Siriane janë aleat i amerikanëve në luftën kundër ISIS-it.

Temat: