17:21 / E Martë, 21 Gusht 2018 / k.v

Franca pranon sfidën për shmangien e përdorimit të telefonave në burgje

Më shumë se 40.000 telefona mobilë dhe aksesorë u kapën në burgjet franceze në vitin 2017.

Për të frenuar përhapjen si fenomen, qeveria ka nisur paralelisht dy projekte të rëndësishme, me vendosjen e radio interferencave që bllokojnë sinjalin e celularëve dhe instalimin e 50.000 telefonave fiks në qeli.

“Celularët në burg është një betejë e humbur’’, shprehet një zyrtar i Drejtorisë së Administratës së Burgjeve (DAP).

Për më tepër, Ministria e Drejtësisë kërkon të sfidojë veten dhe burgu parisien i Shëndetësisë, i cili do të rihapë dyert më 7 janar pas katër vite punime, do të jetë imazhi i pionierit në këtë drejtim pasi instalimi do të përfundojë deri në 2022.

Në 2017, u thye një tjetër rekord, 40.067 telefona dhe aksesorë (karikues, karta SIM) u konfiskuan në 180 burgje franceze, një shifër që ka regjistruar një rritje të vazhdueshme në dhjetë vitet e fundit.