75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Gj Sh

Franca publikon listën e frikshme për Kupën e Botës, por mungojnë dy yjet

Kombëtarja e francës ka publikuar listën për Kupën e Botës.

Trajneri Didier Deschamp ka përpiluar një listë të frikshme, me futbollistët më të mirë francez të momentit, shkruan IndeksOnline.

Sulmi do të jetë i zjarrtë, me Ousmane Dembele, Kylian Mbappe, Michael Olise, Rayan Cherki, Desire Doue, Marcus Thuram e Bradley Barcola.

Po ka edhe befasi, pasi në listë nuk janë Antonie Griezman e Karim Benzema.

Befasia tjetër është ftesa për mesfushorin N’golo Kante, ku në mesfushë janë ftuar edhe Adrien Rabiot, Manu Kone, Aurelien Tchouameni dhe Warren Zaire-Emery./IndeksOnline/