22:39 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Franca shënon fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Francës, ka arritur fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kombeve.

”Gjelat” mposhtën në shtëpi Kombëtarën e Austrisë me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Franca kaloi në epërsi me një gol të jashtëzakonshëm nga Kylian Mbappe, në minutën e 56-të.

Nëntë minuta më vonë, Olivier Giroud shënoi golin e dytë në këtë përballje.

Kjo ishte fitorja e parë e Francës në Ligën e Kombeve këtë edicion, por e cila mund të ketë vler të madhe pasi do të rrezikonte të bie në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në Grupin 1, pas ndeshjeve të sotme udhëheq Kroacia me 10 pikë, e ndjekur nga Holanda me 9 pikë, Franca renditet në vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Austria ka 4 pikë.

Në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, Franca do të luaj në udhëtim te skuadra e Danimarkës, ndërsa Austria do të jetë nikoqire e Kroacisë./IndeksOnline/