17:54 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / C E

Francë – Danimarkë, pjesa e parë mbyllet baras

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Francës dhe Danimarkës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

45 minutat e parë në stadiumin “974” u mbyllën baras dhe pa gola.

Francezët regjistruan dy goditje në kornizën e portës, por nuk ia dolën të shënonin.

Në anën tjetër, danezët nuk rrezikuan seriozisht portën e “Gjelave”, pasi nuk regjistruan asnjë goditje në portë.

Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë në Grupin G.