14:32 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / B O

“France Football” po shqyrton mundësinë që t’i jep Topin e Artë, Robert Lewandowskit!

Fakti që Lionel Messi fitoi për herë të shtatë Topin e Artë të hënën mbrëma u prit me habi në shumë vende dhe nga shumë njohës. Shumë ekspertë kishin parashikuar që këtë çmim do të duhej ta fitonte Robert Lewandowski.

Por, shpresat për yllin polak duket se nuk kanë përfunduar. Kryeredaktori i France Football, Pascal Ferre ka thënë se do të shqyrtohet mundësija që t’i jipet çmimi i merituar Lewandowskit për vitin 2020, ngjarje e cila ishte anuluar për shkak të pandemisë.

Ka qenë vet Messi ai që tha në ceremoni se Lewandowski e ka merituar Topin e Artë për vitin 2020.

“Na duhet të mendojmë për këtë. Jemi në fazë të shqyrtimit. Nuk duhet të ngutemi që të marrim vendim të shpejt, por jemi duke e menduar. Ka një këshill dhe antarë që vendosin për këtë” ka thënë Ferre, kryeredaktor i “France Football”./Indeksonline/