20:23 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

France Football: Wenger shumë pranë ta marrë drejtimin e klubit italian

Mediat në Francë raportojnë se Arsene Wenger është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Milanin për postin e trajnerit.

Tekniku veteran është i papunë që prej largimit nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar, ku në Londër qëndroi 22 vite.

Në një intervistë së fundmi, Wenger zbuloi se ai pret të rikthehet në stol në fillim të vitit 2019, transmeton IndeksOnline.

Image result for wenger

Ai ka qenë i lidhur me klubet si Bayern Munich, Real Madrid, Fenerbahce dhe me Kombëtaren e Kinës.

Por, sipas France Football, Wenger është gati të arrijë marrëveshje me Milanin për ta zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Pronarët e Milanit, Paul dhe Gordon Singer thuhet se janë tifozë të stilit të lojës së Wenger./IndeksOnline/