21:52 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

France Football: Zidane e kishte kryer me Manen

Sadio Mane do të ishte transferimi i parë i Zidane për sezonin e ardhshëm, por dorëheqja e habitshme e franezit ka ndalur operacionin, sipas të përditshmes France Football.

Revista siguron që ardhja e senegalezit u krye praktikisht, por largimi i Zidane e la këtë punë në ajër. I shpejtë, i fuqishëm, i aftë dhe golashënues (20 gola në 44 ndeshje) , për Zizun ishte një kandidat i duhur për Benzeman.

Madje, Mane ishte prioritet për Zidane përpara lojtarëve si Hazard, Kane apo vet Salah dhe Perez i kishte dhënë dritë jeshile operacionit, raporton ‘France Football’.

Gjithmonë sipas revistës franceze, klubi madrilen kishte ‘PO-në’ e lojtarit dhe nevojitej vetëm akordi me Liverpoolin. Tani mbetët të pritet nëse zëvendësuesi i Zidane do e shtyj para këtë transferim i cili ende mund të ndodhë. /IndeksOnline/

Temat: