11:23 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mane: Unë jam më i shpejt se Salah, por…

Sadio Mane ka thënë se është më i shpejt se Mohamed Salah. Ylli afrikan ka thënë se do të kalonte Salahin me shpejtësi, por vetëm në 100 apo 200 metra.

“Jam më i shpejt se Salah. Do ta mposhtja atë, por vetëm në 100 apo 200 metra. Më pas ai është i paparashikueshëm” ka thënë Mane.

I pyetur për pritjet e Liverpoolit, ish lojtari i Sauthampton ka thënë se synojnë të gjitha trofenjt e mundshëm.

“Të gjithë po flasin për ne aktualisht. Por, ne jemi të qetë e të përgatitur psiqikisht për të fituar trofe. Kemi një ekip të madh, me Kloppin trajner. Ai është një menaxher i pabesueshëm. Mënyra se sa i afërt është me ne, tregon se ka krijuar atmosferë të madhe në ekip” ka thënë Mane./Indeksonline/