18:50 / E Diele, 12 Korrik 2020

Francezët duan të punojnë në Zvicër, arsyeja pagat e larta

Rreth 314,000 francez aktualisht punojnë në Zvicër dhe Ticino. Ndërsa vetëm në kufirin mes dy shteteve 177,000 punonjës.

Kjo ka ndikuar jo mirë tek sipërmarrësit francez.

Jean Benoît-Guyot drejton një biznes hidraulik në komunën franceze të Saint-Julien-en-Genevois, pikërisht në kufirin me kantonin e Gjenevës. Ai thotë se menjëherë mund të punësojë të paktën pesë punonjës të tjerë, por nuk mund të gjejë. Ai madje duhet të luftoj që t’i mbaj punonjësit e tij, shkruan srf.ch.

“Të gjithë duan të punojnë në Zvicër. Ne trajnojmë të rinjtë dhe përqendrohemi në cilësi të lartë. Por specialistët kërkohen edhe në Zvicër.”, thotë ai

Paga shumë më e lartë në Zvicër, tërhoqi edhe Kévin Lecoq, i cili jeton afër kufirit me Kantonin e Jura. Në fund të shkollimit të tij për gatim, ai as nuk kërkoi punë në Francë, por shkoi direkt në Zvicër. Sot ai punon me katër francezë të tjerë në një piceri në Saignelégier në Kantonin Jura.

“Nëse shtojmë gjithçka që duhet të paguhet në taksa, përsëri kemi një herë e gjysmë pagën franceze.”

Ekspertët e fushës thonë se edhe nëse kompanitë franceze afër kufirit rrisin  pagat e punëtorëve, taksat janë prapë shumë më të larta në Francë sesa në Zvicër. Ata nuk mund të bëhen konkurrues me shtetin fqinjë.

Sipas parashikimeve, kërkesa për punë në Zvicër do të vazhdojë të rritet edhe në vitet e ardhshme.

Mos i humb