Franco Foda nis me risi, fton portierin e Tiranës

Selektori i Kosovës, Franco Foda, nesër do ta publikoj listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.
Sipas gazetarit, Ylber Kelmendi, ftesë nga tekniku gjerman ka marrë portieri i Tiranës, Mustafa Abdullahu, shkruan IndeksOnline.
Kjo është hera e parë që 20 vjeçari ftohet nga kombëtarja A.
Abdullahu ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon me skuadrën e Tiranës.
Ndeshja Norvegji – Kosovë, zhvillohet me 5 qershor, nga ora 19:00./IndeksOnline/