12:30 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Frank Lampard ka probleme me gjumin që nga humbja kundër Man Utd

Frank Lampard ka treguar që ai ka pasur probleme me gjumin pas humbjes 2-0 nga Manchester United, e që ishte humbja e tyre e 5-të në shtëpi këtë sezon.

“Kemi humbur kundër Manchester United, e urreja faktin që humbëm dhe ishte gjumi më i vështirë. Por duke u zgjuar ditën tjetër mendova që kjo është një sfidë e madhe për ne”, u deklarua Lampard.

Skuadra e Lampard është duke u përballur me dy mungesa të mëdha. Kjo për shkak që N’Golo Kante është lënduar e po ashtu me të njëjtin problem është duke u përballur edhe Christian Pulisic./Indeksonline/.