22:27 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Frank Lampard pritet t’i rikthehet zejës së trajnerit, përsëri do të udhëheq një klub të Londrës

Frank Lampard nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më i papunë.

Legjenda e futbollit anglez pas dështimit me Chelsean, pritet t’i rikthehet zejës së trajnerit, transmeton Indeksonline.

Sipas Fabrizio Romanos, Lampard është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin nga Londra, Crystal Palace.

Transferimi i parë i Lampard te Crystal Palace pritet të jetë Abdalah Sima nga Slavia Praga.

Lampard u shkarkua nga Chelsea në gjysmë të këtij sezoni pas rezultateve jo të mira që pati. /Indeksonline/