16:40 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lampard shpjegon se si e ka në plan të zëvendësojë Hazard-in në Chelsea

Menaxher i ri i Chelsea, Frank Lampard, shpreson se ka lojtarë për të përballuar largimin e Eden Hazard, por beson se do të jetë pothuajse e pamundur për të gjetur një zëvendësim të ngjashëm me të.

Lampard, i cili kaloi 13 vjet si një lojtar në Chelsea, ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare në Stamford Bridge, pasi Maurizio Sarri dha dorëheqjen për të marrë postin e trajnerit për Juventusin.

41-vjeçari kthehet në një kohë sfiduese për klubin duke marrë parasysh ndalimin e transferimeve dhe largimin e fundit të Hazard në Madrid, por ai mbetet optimist për situatën. Ndonëse Lampard pranon se Chelsea humbi një lojtar të madh, ai është i bindur se lojtarët e rinj në skuadrën e tij mund të bëhen lojtarë të mëdhenj, shkruan metro.co.uk, përcjell IndeksOnline.

I pyetur për ndikimin e largimit të Hazard në Madrid në konferencën e tij të hapjes për shtyp, Lampard u përgjigj: Dukej si diçka që ishte e rëndësishme për Eden,  personalisht mendoj se klubi dhe tifozët e respektuan atë. Ai u largua si një tifoz i Chelsea, ai i dha këtij klubi mundësi  të mëdha me kontributin e tij. Ne ishim mirënjohës që ai ishte këtu. Ai ka ikur. Ne i dëshirojmë më të miren. Ai është një lojtar i madh. Është e rëndësishme tani që ne të mendojm se si mund ta qojm klubin përpara, u deklarua Lampard.