17:22 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Frankfurt e ‘shkel’ me dy këmbët Bayern Munchenin, ia bën ‘bajat’ futbollin

Ndoshta nuk e ka pritur por Bayerni u befasua nga Frankfurti, pësoi 5 gola dhe arriti të shënoj vetëm njëherë.

Për Bayernin duket se ters ishte Boatengu pasi që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 9’  pas një ndërhyrje.

Frankfurti e filloi serin e golave qysh në minutën e 25’ ku shënoi Kostic dhe vetëm pas 8 minutash arriti të shënoj edhe Sow D.

Por këto dy gola të shënuara në pjesën e parë nuk i mjaftuan Frankfurtit pasi që në pjesën e dyti arriti të shënoj edhe tri gola të tjera.

Gola shënues për Frankfurtin në pjesën e dytë ishin Abraham D, Hinteregger, Paciencia.

Kurse golin e vetëm për Bayernin e shënoi Lewandowski./Indeksonline/.