75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 23 Janar 2025 / G T

Frankfurti e mori falë, sot e shesin për 75 milionë te Manchester City

Sulmuesi që luajti në Bundesliga, Omar Marmoush, tashmë ka nënshkruar me Manchester Cityn.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se sot pritet të zyrtarizohet transferimi i lojtarit të Eintracht Frankurt tek ekipi i Pep Guardiolas, shkruan Indeksonline

Klubi anglez do t’i paguajë plotë 75 milionë euro për shërbimet e sulmuesit nga Egjipti.

25-vjeçari ishte transferuar te Frankfurti nga Wolfsburg gjatë vitit 2023 për zero cent, kurse tani shitet për 75 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni në Bundesliga, Marmoush ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 10 asiste në 17 ndeshje të zhvilluara./Indeksonline/