10:41 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Frashër Krasniqi arrin në Kuvend, kalon kokë-ulur pranë ulëseve të Vetëvendosjes

Deputetët të cilët u përfshinë mbrëmë në një përleshje fizike, ai nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate gjenden së bashku në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

I pari ka arritur Sveçla i cili u pa duke biseduar me kolegët e tij duke iu treguar për incidentin e mbrëmshëm.

Përderisa, disa minuta më vonë në sallë ka arritur edhe Frashër Krasniqi.

Ai është parë me kokën ulur duke shikuar në telefon, përderisa ka kaluar nga ulëset e Vetëvendosjes për të shkuar tek ulëset e partisë së vet./Indeksonline/