Frashër Krasniqi thumbon ish-partinë për shkak se po merret me “partinë e vogël”
Anëtari i partisë Socialdemokrate dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi ka thumbuar, Lëvizjen Vetëvendosje për shkak se sipas tij, ish-partia e tij po merret me “partinë e vogël që s’kanë me e kaluar pragun”.
Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “‘partia me e madhe që po fuqizohet’ po merret tërë kohen me ‘partinë e vogël qe s’ka me e kalu pragun’. Këtu ose supozimi i parë është i pavërtetë, ose i dyti. E me gjasë dyjat. Urime PSD”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se gjatë intervistës së ditës së djeshme kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se PSD është FER-i 2. Po ashtu ka thënë se kjo parti do të dështojë ashtu siç kishte dështuar FER-i i disa viteve më parë.
Kurti gjatë intervistës në RTK ka deklaruar se sipas sondazheve PSD nuk do të mund të futet as në Kuvend, ndërsa VV është parti në rritje.